Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Inter siguron afrimin e parë, Zanetti kërkon edhe mbrojtësin e Ajax…

Nikolas Taljafiko është një mundësi konkrete përforcimi për skuadrën e Interit. Siç raportohet nga “TyC Sports”, anësori i majtë argjentinas, që aktualisht ndodhet nën kontratë me Ajaksin, është një nga opsionet që zikaltrit po shqyrtojnë.

Simone Inzagi përdor një modul të ngjashëm me atë të Antonio Kontes dhe për këtë Taljafiko do të ishte një profil ideal. Kjo është edhe arsyeja që për këtë operacion po lëviz edhe vetë Havier Zanet.

Ndërkohë, Aleks Kordaz do të jetë portieri i tretë i sezonit të ri. 38-vjeçari i Krotones rivishet zikaltër pas 15 vjetësh nga hera e fundit. Ai pritet të zbarkojë sot në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë.

Related posts

SHORTI NDAJ ATALANTËS/ Tuchel: Duam të fitojmë trofeun!

Delo.autor

KONSIDEROHET SI I PADËSHIRUESHËM TEK REAL/ Anulohet transferimi i Bale në Kinë, ja shkaku

Delo.autor

VIDEO/ Reali thellon diferencën, Marcelo shënon supergol

Q.Autor

Leave a Comment