Futboll Sport

HAALAND, MBAPE, LUKAKU, KANE/ Shifrat marramendëse që po tronditin merkaton e futbollit

Pas mbylljes së Euro 2020 vëmendja është kushtuar te merkatoja e futbollit botëror, ku lojtarë të kampionateve angleze, italiane dhe gjermane po përflitet se do të ndërrojnë ekipet e tyre.

Chelsea është gati të paraqesë një ofertë 130 milion Paund për sulmuesin e Norvegjisë të Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland. Tratativat për sulmuesin 22-vjeçar kanë nisur pasi pronari i bluve, Roman Abramovich dha bekimin e tij për të vazhduar me atë që do të ishte një marrëveshje rekord klubi nëse realizohet..

Por nëse nuk e realizojnë këtë tratativë, blutë e Londrës kanë hedhur vështrimin drejt Italisë për të arritur një kontratë me Lukakun, sulmuesin belg të Interit. Shoqëria zikaltër kërkon që Chelsea të paguajë në arkën saj shifrën prej 102, 5 milionë paundësh. Kjo tratativë mund të nisë mes dy shoqërive, vetëm nëse Chelsea dështon në blerjen e Haaland.

Manchester City ndërkohë ka gjetur akordin me Jack Grealish dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Aston Villës 90 milion për mesfushorin sulmues të Anglisë.

Ndërsa kanë shuar zërat se kanë arritur akordin për blerjen e Harry Kane për blerjen në vlerën e 160 milionë paundëve. Klubi ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se këto shifra dhe lajme janë të pakuptimta.

Dhe burimet e klubit thonë se Blues kurrë nuk do të paguajnë një shumë të tillë për një lojtar – një tarifë që do të kishte dyfishuar rekordin e tyre aktual. Mediat britanike patën raportuar se me Kane kishin rënë dakord për një pagë 400 mijë paund në javë, çka do të mundësonte sjelljen e kapitenit e Anglisë në Etihad Stadium.

Manchester United parashikon një afrim zyrtar nga Paris St-Germain këtë verë për mesfushorin e Francës Paul Pogba.

Ndërsa zhvillim tjetër brenda kampit të PSG është largimi i mundshëm i Kylian Mbappe. 22-vjeçari i ka thënë PSG se nuk ka ndërmend të nënshkruajë një zgjatje të kontratës së tij, e cila zgjat deri në vitin 2022, dhe dëshiron të largohet nga klubi këtë verë ose tjetër. Ky qëndrim rrit shpresat që ai të shkojë te Reali i Madridit, që synon të marrë talentin francez. Supozohet që oferta e Los Blancos për PSG të jetë 150 milionë euro, ndërsa opsioni tjetër është ofrimi i tre lojtarëve si shkëmbim.

Related posts

FOTO MË E ËMBËL E DITËS/ Lorik Cana na prezanton me vajzën dy muajshe

F.autor

KORONAVIRUSI/ FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri

Delo.autor

PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ De Ligt mban sekret: E vetmja gjë e sigurt është që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment