Futboll Sport

MERKATO E KOSOVËS/ Të kuqtë e Partizanit duan ish-yllin e Skënderbeut

Te Partizani, duket se i kanë ndezur motorët e merkatos. Së fundmi, me Partizanin lidhin një tjetër lojtar, të cilin Prishtina e ka lënë të lirë. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Enis Gavazaj. Trajneri Ilir Daja e njeh Gavazajn, pasi e ka pasur nën urdhra te skuadra e Skënderbeut.

Gjithsesi, sulmuesi nuk është më i mëparshmi, pasi si me Kukësin, ashtu edhe me Prishtinën, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Megjithatë, Gavazaj tani pret një rinisje të re dhe të punojë nën urdhrat e Dajës, mund t’i japë një mundësi të dytë karrierës së tij.

“GazetaOlle” në Kosovë raporton se Gavazaj pritet t’i bashkohet shumë shpejt Partizanit, duke qenë një ndër afrimet e para të merkatos së verës. Sezonin e shkuar me Prishtinën, Gavazaj luajti vetëm 9 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar një tjetër.

JASHANICA – Edhe firma me Jashanicën duket shumë pranë. Drejtuesit e Partizanit dhe mbrojtësi 30-vjeçar kanë arritur një akord paraprak mes tyre, por në mes është kontrata që mbrojtësi ka me skuadrën e Ballkanit.

Gjithçka tashmë është në dorë të klubit kosovar, nëse do të pranojë të zgjidhë kontratën me Jashanicën apo do ta mbajë edhe sezonin tjetër në ekip. Ai është një ndër lojtarët që kërkohet me ngulm nga Partizani, jo vetëm për cilësitë, por dhe për faktin se reparti i mbrojtjes, vazhdon të mbetet i gjysmuar.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Novak Djokovic rinis stërvitjen, prania e tij për edicionin 2022 në dilemë

Delo.autor

MERKATOJA NGA PORTA NË SULM/ Barcelona ka në dispozicion 150 milionë euro për transferimet

Delo.autor

NUK KA MBUSHUR AKOMA 21 VJEÇ/ Ylli Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

Delo.autor

Leave a Comment