Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dy mesfushorë drejt largimit nga Partizani, Esat Mala arrin akordin me…

Flitet sërish për merkato në dalje te Partizani. Pasi janë larguar zyrtarisht katër futbollistë deri më tani, priten edhe disa largime të tjera, mes tyre dhe Esat Mala.

MALA – Samsunspori thuhet se ka arritur një akord me mesfushorin e “demave”, Esat Malën. Ekipi turk është i interesuar për Malën, i cili ishte gjithashtu në radarin e ekipit tjetër turk, Gallatasaraji, sezonin e kaluar. Mesfushori 22-vjeçar duket se do të ndjekë hapat e Erald Çinarit, për t’u transferuar te Samsunspori. Mala luajti 35 ndeshje me Partizanin këtë sezon, shënoi 4 herë dhe kontribuoi në 8 gola në total, duke asistuar 4 gola të tjerë.

Mediat turke raportojnë se Samsunspori ka rënë dakord në parim me Malën për një kontratë, por ende nuk ka pasur ndonjë firmë. Kujtojmë se Mala është gati për të rinovuar te Partizani, edhe me të njëjtën pagë që ka aktualisht (rreth 5 mijë euro), por kushti i vetëm është që të mos luajë më si mbrojtës i djathtë, por në rolin e tij natyral në mesfushë, ose në krahët e sulmit.

BROJA – Sa i takon situatës së mesfushorit tjetër, Rron Broja, është ende e paqartë. Mesfushori ka pasur një ofertë nga Hungaria në janar, ndërsa tashmë, po pret që të rinovojë me “demat”, për të vijuar bashkëpunimin. 25-vjeçari ka tërhequr interesimin edhe të klubit hungarez, Mezokovesdi, pak ditë më parë.

Këta të fundit i kanë ofruar plot 8 mijë euro pagë në muaj, por dëshira e Brojës është të qëndrojë te Partizani dhe të rinovojë. Kushti i vetëm që mesfushori i ka vendosur klubit është t’i afrohet kësaj oferte të marrë nga klubi hungarez, për të vazhduar bashkëpunimin.

Related posts

Arsenal favorit për të marrë futbollistin 100 milionësh…

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Juventus përgatit rikthimin e sulmuesit italian, ja emri…

Delo.autor

BLINDOHET BARCELONA PARA”EL CLASICO”/ Ja sa forca policie do të jenë për të garantuar sigurinë

Delo.autor

Leave a Comment