Futboll Sport

“DREJTËSIA VONON, POR NUK MUNGON”/ Presidenti Ceferin: Super League? Pezullimi s’është vendimi përfundimtar

Presidenti i UEFA-s është rikthyer të flasë për  Super Ligën dhe pezullimin e çështjeve disiplinore ndaj 3 klubeve, Barcelonës, Realit dhe Juventusit. Në fjalët e tij për “RAI”, Ceferin ka thënë se çështja është pezulluar përkohësisht dhe do të nisë sërish. Gjithashtu më tej ai tha se drejtësia ndonjëherë vonon, por vjen gjithmonë.

“Ne jemi të lumtur që fillojmë Europianin. Është një mesazh shprese, dritë në fund të tunelit. Futbolli sjell shpresë te njerëzit dhe ne mezi po presim të fillojmë.

Super Liga? Unë dua të them se drejtësia ndonjëherë vonon, por vjen gjithnjë. Unë nuk kam hyrë në komisionin disiplinor, por ideja është që të zgjidhim çështjen në gjykatë. Siç e shikoj unë, pezullimi që u njoftua nuk është përfundimtar, së pari do të sqarojmë çështjet ligjore dhe më pas vazhdojmë sërish.

Anjeli? Nuk dua të përgjigjem për të, është çështje personale, por mendoj se ai e di.”, tha Ceferin.

Related posts

CHAMPIONS/ Dorëzohet Inter, nuk fal Achraf Hakimi (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Real Madrid fiton titullin virtual falë Asensios

Delo.autor

PAS “PLESHTIT”/ Barcelona konfirmon dëmtimin për Suarez, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment