Futboll Sport

BËN KRAHASIMIN MES DY TRAJNERËVE/ Douglas Costa: Sarri dhe Guardiola janë të ndryshëm, por…

Ylli i Juventus, Douglas Costa, ka bërë një krahasim mes Maurizio Sarri-t dhe Pep Guardiola-s, me të cilin ka punuar në kohët e Bayern Munich.

“Të dy këmbëngulin te presingu dhe e mbajnë shumë lart mbrojtjen. Guardiola-s i pëlqejnë prekjet e shpejta të topit, ashtu si Sarri-t, por trajneri i ri kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse”, ka thënë braziliani.

“Janë trajnerë të ndryshëm, por që ofrojnë një ide të ngjashme futbolli. Unë jam një lojtar shumë sulmues dhe loja e Sarri-t është perfekte për mua”.

“Rreshtimi që i bën ai skuadrës është shumë stimulues për ne sulmuesit, Ronaldo, Higuain dhe Dybala. Pozicionimi më afër portës na ndihmon të kemi një rendiment më të mirë”.

Related posts

INFLACIONI NË FUTBOLL/ Ja sa do të kushtonin sot LEGJENDAT e së shkuarës

Isa.Autor

Milan – Lazio, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

E THOTË HAPUR/ Drejtori i Dortmundit: Haland do të transferohet te… Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment