Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Klubi i njohur turk nuk i ndahet Laçit, i bën ofertë yllit të kurbinasve

Regi Lushkja ishte një nga lojtarët më të spikatur te Laçi në sezonin e fundit. Një titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Shpëtim Duro, mesfushori i dha një ndihmë të madhe skuadrës, që e mbylli kampionatin në vendin e 4-t.

Megjithatë ky mund të ketë qenë sezoni i fundit për 25-vjeçarin në Kategorinë Superiore. Mediat turke raportojnë se mesfushori ka marrë një ofertë nga klubi i Menemenspor, që militon në Kategorinë e Parë turke. Pasi mbetën të kënaqur me David Domgjonin dhe Gentian Selmanin, tashmë turqit duan të afrojnë një tjetër lojtar nga Laçi, prej të cilit mund të përfitojnë shumë në të ardhmen.

Lushkja nuk ka kthyer ende përgjigje për ofertën që ka marrë, por pritet të vendosë shumë shpejt, ndoshta pas ndeshjeve të Europës me Laçin.

Related posts

VIDEOLAJM/ Shënohet goli i parë në Serinë A pas 103 ditësh

Delo.autor

“MESSI ËSHTË FUTBOLLISTI MË I MIRË NË BOTË”/ Mbappe: Ja kush i gjuan penalltitë

Delo.autor

Finalja e Chempions League/ Biletat me çmim të “kripur”, ja shifrat…

Sadik.Autor

Leave a Comment