Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Latifi drejt rikthimit në Superiore, në horizont për ish-yllin e Skënderbeut shfaqet klubi…

Liridon Latifi ish-lojtari i Skënderbeut del në horizont për të qenë pjesë e Tiranës në sezonin e ri futbollistik. Lojtari i lindur në Kosovë prej katër vitesh po aktivizohet në Hungari me skuadrën e Pushkashit, por paraqitjet dhe statistikat nuk janë nga ato që shpresonte që dhe vet lojtari do të donte të kishte.

Shumë pak ndeshje në Ligën e parë hungareze për arsye nga më të ndryshmet. Edhe pse Pushkash e bleu nga Skënderbeu, çuditërisht nuk e aktivizoi siç prisnin të gjithë dhe Latifi nuk shpërtheu dot në Hungari. Pas një sezoni e gjysmë skuadra hungareze e dërgoi te Sherifi, por sërish lojtari edhe te moldavët nuk u aktivizua shumë.

Në fund të qershorit atij i mbaron kontrata dhe Latifi del lojtar i lirë. Kjo është një mundësi e mirë që futbollisti të rikthehet në Shqipëri, të gjejë veten dhe të shpërthejë sërish. Është akoma i ri, vetëm 27 vjeç dhe mund të luajnë sërish futboll në nivele të larta. E ku ka më mirë se te Tirana për të rinisur karrierën sportive

Bardheblutë nuk do ta refuzonin një lojtar të tillë. Për më tepër që Latifi njihet prej kohësh si me trajnerin Shehi dhe drejtorin Osmani. Te Tirana lojtarin e shohin si një përforcim të mirë dhe ndoshta nëse palët bien dakord mund të ketë edhe firmë. Nuk ka vendim zyrtare, por marrëveshja mund të bëhet dhe lojtari të vishet bardheblu dhe pas një sezoni të mirë mund të shitet sërish në Europë, duke u sjellë të ardhura 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Si Halili e të tjerë nuk janë kundër, veçse mbetet dëshira e lojtarit. Në krah të Seferit lojtari do të bënte shumë mirë. Për më tepër ndihmë do të kishte emra që i njeh prej kohësh.

Related posts

MEZINI KËRKON “DIVORCIN” PAS NJË NDESHJEJE/ Trajneri Gjyla: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Delo.autor

ABUZIMI ME MOSHËN/ A mendoni dhe besoni se kjo atlete është 17 vjeç?!

Isa.Autor

KËRKOHESHIN NGA INTER DHE JUVENTUS/ Roma përgatit rinovimin me dy yjet e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment