Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Milan në ankth nga dëmtimi i Ibrës, shënjestron dy bomberat e Serie A. Ja emrat…

Kanë mbetur rreth një muaj deri në fillimin e sezonit të ri të Milanit, caktuar për më 8 korrik, kur kuqezinjtë do të takohen në Milanello për të filluar kampin klasik të stërvitjes parasezonale. Dhe deri në atë datë, Stefano Pioli shpreson ta ketë Zlatan Ibrahimovic përsëri në dispozicion, pas dëmtimit të tij në gju, edhe nëse thashethemet që vijnë nga Suedia nuk e bëjnë atë të flerë i qetë. Konsulta tjetër mjekësore do të sqarojë hapat e ardhshëm mbi riaftësimin, por Milani nuk dëshiron të kapet i papërgatitur në rast se Ibra kthehet më vonë se sa pritej.

Dhe në rast të një mungese të zgjatur të Ibrahimovic, ardhja e mundshme e Olivier Giroud mund të mos jetë e mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë dy rrugë që mund të ndiqen për të forcuar sulmin. Njëra, ajo e “vjetra”, çon tek Andrea Belotti, të cilit i skadon kontrata vitin e ardhshëm me Torino, ndërsa tjetra çon tek ylli i Sassuolo, Giacomo Raspadori, “xhelat” i kuqezinjve në “San Siro”. As Luka Jovic nuk zbehet si mundësi, por për të do të flitej vetëm për huazim.

Menaxhmenti po kërkon gjithashtu një zëvendës për Theo Hernandez dhe si profili i duhur është identifikuar Junior Firpo, mbrojtës i majtë, i lindur më 1996, i cili vendosi të largohet nga Barcelona. Hipoteza e një huazimi do t’i bënte të gjitha palët të lumtura.

Related posts

HISTORI SUKSESI/ Një shqiptar në Formula 2, Zendeli i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës së madhe

Delo.autor

Endri Çekiçi nuk ia del, tek Shpresat Krymi i zë vendin ndaj Sllovakisë

Sadik.Autor

Valverde ka një lajm të keq për tifozët e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment