Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri, akord me teknikun kampion

Erik Ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Totenhemit. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, “Spurs” dhe trajneri holandez kanë arritur një akord në parim.

Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe firma mbi kontratë, me klubi që pasi të ketë mbyllur gjithçka do të dalë edhe me njoftimin zyrtar për trajnerin. Kështu Ten Hagu do të jetë në stolin e Totenhemit në sezonin e ardhshëm, me drejtuesit që kanë besim se me holandezin në stol do arrijnë objektivat sezonale.

Kujtojmë se Totenhemi kishte shfaqur fillimisht interes për Konten, por një marrëveshje me italianin nuk u arrit dhe kjo bëri që londinezët të hedhin sytë nga trajneri i Ajaksit.

Related posts

“NJERIU I REKORDEVE”/ Quagliarella dhe “përralla” që kërkon historinë në….

Delo.autor

LISTAT/ Grumbullim 4 ditor. Kombëtaret U-17 dhe U-15 testojnë talentet e akademive shqiptare

Delo.autor

Gattuso, ‘droga’ e Milanit. Kuqezinjtë vijnë me një mentalitet fituesi

Q.Autor

Leave a Comment