Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Zbulohet strategjia e Tiranës, Shehi dorëzon listën. Klubi plotëson dëshirat

Tirana është duke punuar në merkato, por jo pa një strategji. Trajneri Orges Shehi i ka dorëzuar klubit një listë me pozicionet dhe lojtarët që ai do të ketë në ekip.

Kështu, presidenca po punon për emrat që do të afrohen në këtë sezon sipas listës që ka dorëzuar Orges Shehi. Trajneri ka konfirmuar skuadrën e sezonit të kaluar dhe ka vënë në listën e re emrat e  Shehit, Xhixhës, Limajt dhe shumë lojtarëve të tjerë të talentuar në Superiore.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës ka kërkuar nga drejtuesit që të paktën pas largimeve të katër titullarëve të mos preket mbrojtja. Tirana duhet të zëvendësojë me urgjencë lojtarë si Batha, Torasa, Kale e Vangjeli që sezonin e shkuar kanë bërë shumë mirë në Superiore.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KLUBI I IBRAS/ Futbollisti shqiptar vendos për cilën ekip kombëtar do të luajë

Delo.autor

Milan po i mendon të dy skenarët, por Europa League e bën super

Sadik.Autor

E SHKARKUAN NGA BAYERN/ Niko Kovac merr drejtimin e klubit tjetër të madh

Delo.autor

Leave a Comment