Boks Sport Të tjera

“MEZI PRES TA BËJ…”/ Boksieri Fury nis zyrtarisht përgatitjet për Wilder dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka bërë me dije se nga dita e hënë ka nisur një fazë përgatitore 8-javore për duelin e 24 korrikut ndaj Deontay Wilder (Las Vegas). Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy boksierëve, me Fury që do të mbrojë për herë të parë titullin kampion bote, që ia pat rrëmbyer amerikanit, në shkurt të 2020-ës. Ndërsa sfida e parë mes tyre është mbyllur në barazim.

Fury ka premtuar se do ta mposhtë sërish Wilder, ashtu sikurse pat bërë edhe në sfidën e dytë. “Jam në palestër. Sot ka nisur faza përgatitore. Kam 8 javë kohë për t’u përgatitur dhe më pas do ta mposht sërish Deontay Wilder, duke ia shtypur fytyrën me grushtet e mia. Mezi po pres ta bëj këtë gjë më 24 korrik”, tha Tyson Fury në “Twitter”. Britaniku është i pamposhtur në ring, 30 fitore e 1 barazim, ndërsa Wilder ka 42 fitopre, 1 humbje e 1 barazim.

Related posts

Memushaj kthehet në ‘objekt misterioz’, problemet për të filluan në janar

Sadik.Autor

BARCELONA BËN LLOGARITË NË MERKATO/ Planifikon të fitojë 150 milion euro nga shitja e lojtarëve

Delo.autor

ZBULON FAVORITIN PËR ÇMIMIN PRESTIGJOZ/ Jorginho: “Topin e Artë” do t’ia jepja…

Delo.autor

Leave a Comment