Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT TË HOLANDËS/ Kur legjenda Van Basten kishte të drejtë, ja çfarë tha për mbrojtësin De Ligt

Kur Van Basten kishte të drejtë! Legjenda holandeze kritikoi disa ditë më parë, mbrojtësin De Ligt, pas triumfit 2-0 të Tulipanëve në sfidën ndaj Austrisë, të vlefshme për fazën e grupeve. Fjalët e tij kanë vend më shumë se kurrë pas eliminimit të Holandës nga Çekia me rezultatin 0-2, ku një ndër fajtorët kryesor ishte pikërisht De Ligt, i cili mori një karton të kuq naiv në minutën e 55-të që ndikoi në mënyrë të drejpërdrejtë te eliminimi.

Legjenda holaneze, në një prononcim të dhënë për mikrofonat e televizionit “NOS”, Van Basten, nuk i kurseu kritikat ndaj De Ligtit, teksa shprehej:

“Është një qendërmbrojtës dhe duhet të përcjellë më shumë aspekt prej lideri. Prezenca e tij duhet të ndihet, sepse i duhet të drejtojë mbrojtjen, por e shikoj gjithmonë të vrapojë pas atij që markon, duke lënë një hapësirë të madhe. De Ligt shkoi në Itali për të mësuar të mbrojë, por tani kuptoj se nuk ka mësuar asgjë nga dy profesorët që ka te Juventusi, Kielini e Bonuçi, që marrin përsipër të luajnë topin”.

Van Basten në krahasimet e tij ka përmendur fraza shumë të ngjashme me ato të Xhorxh Bestit ndaj Dejvid Bekhamit: “Nuk di të godasë me këmbën e majtë, nuk di të godasë me kokë, nuk di të dyluftojë dhe shënon pak. Përtej këtyre, De Ligt është një lojtar i mirë”.

Related posts

ËSHTË AKOMA NJË LOJTAR I LIRË/ Ish-kapiteni i Milanit pranë transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

FRIKA TEK RËNIA NGA KATEGORIA/ Tirana në merkato, surprizë nga klubi bardheblu

Isa.Autor

Cungu: Jemi të përgatitur për çdo situatë, por duam ta zgjidhim në 90 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment