Futboll Kategoria Superiore Sport

DITA VENDIMTARE PËR ISMAJLGECIN/ Gati të bëhet shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares

E shtuna është dita vendimtare për Marsel Ismajlgecin. Mes palëve dhe klubit të Tiranës do të ketë një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit. Tirana kërkon që ta shesë futbollistin.

Ka oferta pa fund, prej Turqisë, Hungarisë e Belgjikës. Bardheblutë duan të arkëtojnë paratë para nisjes së merkatos, që të kenë mundësi për të investuar në lojtarë të rinj. Marsel Ismajlgeci është njëri nga lojtarët në qendër të merkatos. Pas Gentit dhe Cercle Bruzhit është radha e Ferencvaroshit që kërkon shërbimet e mbrojtësit të Tiranës. Menaxherët e klubit hungarez kanë qenë në Tiranë në sfidën mes Tiranës dhe Partizanit dhe kanë parë nga afër lojtarin.

Skuadra kampione e Hungarisë me shumë mundësi është shumë pranë transferimit të lojtarit të Tiranës. Nga ana tjetër, bardheblutë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro. Me sa kuptohet, hungarezët pas paraqitjeve të Uzunit e konsiderojnë tregun shqiptar nga më të mirët për të thithur lojtarë me vlerë.

OFERTAT

Për Ismajlgecin ka shumë oferta. Njëra madje ka qenë një ofertë e çmendur e ardhur nga Turqia. Disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro.

Related posts

“NE JEMI AKOMA TË INTERESUAR”/ Klopp për 19-vjeçarin: Do të ishte një çmenduri nëse do të hiqnim dorë

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ U tjetërsua me trajnerin Sarri, Chelsea shpërblen dyfish mbrojtësin

Isa.Autor

TOTTENHAM GODET NË MERKATO/ Afron sulmuesin e Bayern

F.autor

Leave a Comment