Futboll Ligue 1 Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Portieri Donnarumma zbarkon tek PSG, pritet nënshkrimi dhe vizitat mjekësore

Gianluigi Donnarumma do të jetë një lojtar i ri i PSG. Të gjitha detajet janë përcaktuar për transferimin e tij në Francë, te klubi i presidentit Al-Khelaïfi. Ekzaminimeve mjekësore, portieri i lindur më 1999 do t’iu nënshtrohet në Firence, të hënën e ardhshme, pasi të ketë mbyllur fazën e grupeve me kombëtaren në “Euro 2020”. Gjithashtu, do të jepet njoftimi zyrtar i nënshkrimit të kontratës 5-vjeçare.

Kështu përfundon aventura e Donnarumma te Milani, një klub me të cilin nuk pranoi të rinovonte. Pas debutimit të tij në Serie A në moshën 16 vjeç, portieri mbrojti kuadratin kuqezi për gjashtë sezone, duke luajtur 251 ndeshje. Në sezonin 2016-2017, Donnarumma ishte vendimtar në finalen e Superkupës së Italisë, e fituar me penallti nga kuqezinjtë, duke pritur goditjen e Dybala nga pika e bardhë. Episode që tani janë pjesë e së kaluarës, me Gigio duke u bërë lojtar i PSG.

Related posts

FORMULA 1/ Rezultat surprizë në Belgjikë, Ferrari “fluturon” në provat e lira

Delo.autor

PAMJET/ Nuk i zgjati dorën, ja momenti kur Çalhanoglu injoron futbollistin e Milanit

F.autor

QEVERIA LEJON TË RINISË KAMPIONATI/ Ja cili është shteti i parë që do të vazhdojë sezonin futbollistik

Delo.autor

Leave a Comment