Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Mourinho: Kam nevojë të shoh pamjet video, më duhen disa orë që të…

Zhoze Murinjo me siguri nuk e kishte menduar që do të regjistronte humbjen e parë në Serinë A përballë një skuadre e cila sapo ka ndërruar trajner dhe e cila nuk kishte asnjë pikë deri para sfidës me Romën e tij. Verona mundi 3-2 Romën dhe tekniku është shfaqur shumë i çuditur pas sfidës së sotme.

“Mënyra e mendimit të Tudor është e ngjashme me atë të Veronës. Ne nuk kemi luajtur shumë mirë, nuk u përshtatëm mirë me mënyrën e lojës së tyre. Kemi humbur shumë duele individuale. Kam nevojë të shoh pamjet video, kam nevojë për disa orë që të kuptoj më mirë se çfarë ndodhi.

Çfarë më pëlqeu? Më pëlqeu vuajtja në dhomat e zhveshjeve. Nuk më pëlqen kur ekipi nuk e ndjen humbjen. Kemi gabuar për shkak të emocioneve, pasi deshëm të shënonim. Gabimi ishte pozitiv. Sigurisht, kur të kthehemi në stërvitje dua menjëherë buzëqeshje, dua njerëz pozitiv. Por pas një humbje më pëlqen një dhomë zhveshjesh e trishtuar”, tha Murinjo.

Related posts

MBANTE NJË REKORD TË “ÇMENDUR”/ Vjen driblimi i parë i Van Dijk pas…

Delo.autor

44 VJETORI/ Juventus uron “legjendën” e saj për ditëlindje me një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

RONALDO E DO NË TORINO/ Ja sa kuotohet në BASTE ardhja e MARCELOS tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Leave a Comment