Futboll Sport

“NË GRUPIN TONË NUK KA FAVORIT”/ Gareth Bale “snobon” Italinë: Nuk na intereson nëse na shohin si të…

Mbrëmjen e sotme starton Kampionati Europian teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo midis Italisë dhe Turqisë në “Stadio Olimpico” të Romës.

Në grupin A ndodhen përveç Italisë dhe Turqisë bëjnë pjesë dhe Uellsi me Zvicrën. Një grup i fortë i paparashikueshëm, por pritet spektakël dhe beteje për dy vendet e para kualifikuese.

Për të nxitur beteje ka menduar sulmuesi i Uellsit, Gareth Bejl i cili nuk ngurroi të thurte elozhe për përfaqësuesen e tij, por ndërkohë i hodhi benzinë zjarrit duke mos e cilësuar Italinë si favoritë në grupin e tyre.

“Ne e dimë që është një grup shumë i vështirë dhe është e  vështirë të tregosh një favorit edhe nëse të gjithë ia dinë vlerën Italisë. Neve nuk na intereson nëse konsiderohemi si të vegjël në krahasim me ekipet e tjera në grup, në fund është fusha që flet. Mendojmë vetëm si të kalojmë.

Pritjet tona janë të ngjashme me ato të pesë viteve më parë ku shkuam deri në gjysmëfinal. Ekziston një përzierje e bukur midis lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Forca jonë është e paparashikueshme dhe mund të ndryshojmë dhe modulin e lojës. Shiriti i kapitenit më fuqizon, është një nder i madh. Para ndeshjes do të mbaj një fjalim për ekipin bazuar në emocionet e mia”, e mbylli fjalën e tij ylli i Real Madrid.

Related posts

Atletico Madrid-Marseille, në Lyon vendoset njëri nga titujt e Europës

Sadik.Autor

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ Kurbinasit dhe Bylis ndajnë pikët

Delo.autor

NOTAT E “LEGJEONARËVE” NË SERIE A/ Nga Strakosha tek Kumbulla, ja vlerësimi i lojtarëve të Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment