Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Akordi Juventus-PSG, gati shkëmbimi i “çmendur” për lojtarët…

“Gazzetta dello Sport” rikthehet të flasë për aksin mes Juventusit dhe PSG-së, që mund të intrigohet fort në merkaton e janarit, me protagonistë emrat e Mauro Icardit dhe Arthur. Të dy futbollistët në fjalë janë të pakënaqur me situatat e krijuara në klubet e tyre përkatëse. Sipas prestigjiozes sportive italiane, ideja e një shkëmbimi mes të dyve ka nisur të marrë formë ditët e fundit.

Flitet vetëm për huazim si fillim, me mundësi blerjeje (këmbimi) përfundimtare në të ardhmen. Është e mundur që Leonardo dhe PSG të jenë të interesuar për këtë skenar, të intriguar nga lloji i lojtarit (Arthur). Nga përfaqësuesit e Mauritos, gatishmëria për të luajtur muajt e ardhshëm i huazuar në Torino ka mbërritur tashmë, edhe pa sigurinë e blerjes përfundimtare.

Related posts

“ZBATOVA POROSINË KEANE”/ Henderson: Ja pse nuk ia kërkova fanellën Messit

Delo.autor

‘Neymar bëri mirë që u largua nga hija e Messit’/ Deklarata e bujshme nga Pele

Sadik.Autor

Dy skuadra angleze shfaqin interes për mesfushorin e Serisë A

Sadik.Autor

Leave a Comment