Futboll Sport

“DUA TË QËNDROJ TEK INTER PËR TË MBROJTUR TITULLIN”/ Skriniar: Conte instaloi vizionin e tij të lojës duke na bërë…

Milan Skriniar ka qenë një ndër lojtarët vendimtarë për fitimin e titullit kampion me Interin këtë sezon. Mbrojtësi zikaltër ka folur në një intervistë me median “Futbal Pravda”, në grumbullimin me Slovakinë duke deklaruar se dëshiron të qëndrojë tek Interi për të mbrojtur titullin:

Titulli kampion – “Kemi përjetuar momente të emocionueshme. Rrugëtimi drejt titullit ishte i vështirë dhe i gjatë. Interi fitoi trofeun pas 11 vitesh. Vijmë nga një sezon impenjativ. Eliminimi nga Champions-i ishte një moment i keq për ne. Pas eliminimit jemi më kompakt, duke nisur nga fitorja ndasj Milanit, Juventusit dhe Atalantës këto ndeshje na ndihmuan për të marrë vendin e parëdhe për ta mbajtur deri në fund.

Forca e Interit – Konte padiskutim. Na instaloi vizionin e tij të lojës duke na bërë për të kuptuar sesi duhet të qëndronim në fushën e lojës. Ne lojtarët e kemi ndjekur duke dhënë gjithçka për të arritur tek rezultati. Kemi fituar titullin dhe me  shumë pikë difeferencë.”

Interesimi nga skuadrat e mëdha – “Dua të qëndroj tek Interi, të mbroj titullin. Gjatë kësaj kohe do të përqendrohem tek ndeshjet e kombëtares time. Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë.”

Energjia – “Suksesi me Interin më ka dhënë energji më shumë. Por nuk e përjashtoj që disa ditë pushimi do të ishin ideale për mua ashtu siç duhen edhe për lojtarët e tjerë.”

Favoritët e EURO 2020 – “Belgjika, Franca dhe Italia kanë skuadra të mrekullueshme. Mund të jenë favoritët e këtij turneu, por edhe disa kombëtare të tjera kanë skuadra të mira. Pres një turne me kualitet të lartë.”, përfundoi Skriniar.

Related posts

I DHA FUND KARRIERËS SË TIJ NË MOTO GP/ Rossi: Vendimi për t’u tërhequr, arsyeja për të bërë festë dhe rrëmujë

Delo.autor

ÇUDIRA NGA SPANJA/ Real Madrid largoi një yll sepse kishte probleme me djalin e Zidane

Delo.autor

Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Isa.Autor

Leave a Comment