Futboll Sport

“NË LUFTË NA DOGJËN SHTËPINË”/ Futbollisti shqiptar shpërthen në lot në emision, kujton të kaluarën e vështirë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha i ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij. Në emisionin “E premtja me Halilin”, mesfushori nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa kujtonte të kaluarën e tij shumë të vështirë.

Berisha tregon se në fëmijërinë e tij, është rritur në një familje me vështirësi të mëdha ekonomike. Më tej ai shton, se babai i tij ka sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu.

“Nuk kemi pasur të ardhura. Unë jam rritur jashtë, por edhe babai im është larguar shumë i ri. Në luftë na dogjën shtëpinë. Ka mbajtur 3 punë. Për të na mbajtur ne dhe familjen në Kosovë. P[as luftë jemi kthyer në Kosovë për të bërë shtëpinë. Ishte diçka e madhe. Kur ke zemër dhe do të bësh mirë, Zoti ta jep mundësinë. Ma merr mendja se çdo njeriu Zoti ia jep mundësinë dhe duhet ta shfrytëzoni mundësinë. Babai është idhulli im”, tha Berisha mes lotësh.

Related posts

I PANDALSHËM RONALDO/ Njeriu i parë me mbi 500 mln ndjekës në rrjetet sociale

Delo.autor

SULMUESI MË I FORTË? Legjenda Trezeguet: Lewandowski është perfekt, por e ardhmja është…

Delo.autor

Udinese – Inter, rezultat turpërues

Sadik.Autor

Leave a Comment