Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Rrezikon sfidën e rëndësishme, sulmuesi i Interit dëmtohet sërish. Ja gjendja e Sanchez…

Tjetër dëmtim për sulmuesin e Interit, Aleksis Sançez.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, gjatë stërvitjes me kombëtaren e Kilit, 32-vjeçari është dëmtuar në pulpën e djathtë dhe prezenca në ndeshjen ndaj Argjentinës më datë 14 qershor në Kupën e Amerikës është në dyshim të madh.

Kjo është e disata herë që Sançez dëmtohet gjatë këtij sezoni. Kilieni me fanellën e Interit është aktivizuar në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 8 asist.

Kili është shortuar në Grupin A të Kupës së Amerikës me kombëtare si Argjentina, Paraguaj, Bolivi dhe Uruguaj.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ KOSOVA e bën “sefte” në Prishtinë, ÇMONTOHEN Ishujt Faroe (VIDEO)

Isa.Autor

LEONARDO NUK NDALET/ “Kuqezinjtë” synojnë të sjellin në Seria A yllin spanjoll…

Delo.autor

Pjesa e parë/ Rikthehet Flamurtari, Muarem përmbys Teutën me dopietë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment