Futboll La Liga Sport

NGA PJANIC TEK GRIEZMANN/ Ja 3 skenarët e “çmendur” të Barcelonës për të marrë lojtarin e Juventus…

Pavarësisht se na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i “ Euro 2020” klubet e nuk qëndrojnë në heshtje për sa i përket merkatos, duke menduar se si të ndërtojnë skuadrat për fillimin e sezonit të ri.

Barcelona duket shumë e përqendruar tek lëvizjet për të pikasur ata lojtarë që bëjnë diferencën. Më së shumti në radhët e katalanasve është përfolur transferimi i mundshëm i lojtarit aktual të Juventusit, Matijas de Ligt.

Në fakt drejtuesit e “blaugranasve” po shikojnë disa alternativa se si të bindin “Zonjën e Vjetër” për të transferuar mbrojtësin në kampionatin spanjoll.

Siç thuhet De Ligt është i hapur për një transferim në një kampionat tjetër por sigurisht do jetë shumë e vështirë që Barça të bindë Juven.

E gjendur në të tilla kushte drejtuesit e Barcelonës kanë menduar 3 ide për të bindur Juventusin që të mund të konsideronte edhe marrëveshje shkëmbimi për të lënë të lirë lojtarin holandez.

Këtu janë disa nga formulat që Barça mund t’i ofrojë Juventusit:

Pjanic + 50 milion €

Vlera e Miralem Pjaniç e cila ka rënë pas sezonit të dobët të tij të parë me Barcelonën. Çmimi i boshnjakut  shkon rreth 30 milion €. Duke pasur parasysh interesin e raportuar të Misimiliano Alegrit për kthimin e Pjaniç, një marrëveshje e tillë shkëmbimi mund të ndodhi.

Pjaniç + Dembele

Në rast se Barça lufton për të ndarë 50 milion €, ata thjesht mund të ofrojnë dy lojtarë. Juventusi  thuhet se është i interesuar si për Pjaniç ashtu edhe për  Dembele ndërsa çmimi i tyre i përgjithshëm qëndron në rreth 80 milion €. Barça ka fiksuar një çmim për Dembelene,  dhe kjo  tregon se kjo marrëveshje shkëmbimi është e mundshme.

Griezman + 60 Milion €

Nëse  Kristiano Ronaldo largohet nga Juventus, pala italiane mendohet se dëshiron ta zëvendësojë me Antuan Grizman. Vlera e parashikuar e Griezman thuhet të jetë 60 milion €, por duke marrë parasysh se lojtari francez do luajë në  Euro 2020” vlera e tij mund të rritet akoma. Në këtë rast, shkëmbimi i Griezman me De Ligt mund të jetë i mjaftueshëm që marrëveshja të ndodhë.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Juventus “blindon” sulmuesin Morata, por mban pezull yllin e skuadrës…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME “LOS BLANCOS”/ Valverde: Ky rezultat nuk përcakton asgjë, jemi të…

Delo.autor

Tottenham/ Befasi e madhe, Christian Eriksen zgjedh ekipin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment