Futboll Kategoria Superiore Sport

NGJITJA E EGNATIAS NË SUPERIORE/ Presidenti Demrozi synon merkato cilësore, ja lista e dëshirave…

Në Rrogozhinë çdo ditë janë në lëvizje për të bërë afrime të goditura në merkato. Presidenti e drejtuesit kanë një listë të gjatë në tavolinë me emra që kanë luajtur në Superiore më parë dhe që janë dalluar me klube me nivel në tërësi.

Krerët e klubit nuk po nxitohen, por po i japin rëndësi bisedave të përditshme me menaxherët si dhe ata që kanë shprehur dëshirën të japin kontribut me të sapo ngjiturit në elitën e futbollit. Objektiv është plotësimi i reparteve nga porta e deri në sulm me lojtarë që kanë bindur më parë në klube të ndryshme.

“Bisedimet janë intensive e me plot ritëm, vetëm se nuk duhet të nxitohemi për elementët që na nevojiten. U ngjitën në Superiore, por nuk do të thotë se nuk do të shqyrtojmë me radhë emrat e tyre. Ne bëjmë ofertat tona për këdo, por çdokush me CV e tij duhet të na bindë. Jemi klub që gjithmonë kemi ecur me ritëm të kënaqshëm në merkato e kemi dalë fitues në përfundim të asaj periudhe.

Koha është e mjaftueshme e duhet të studiojmë me radhë çdo lëvizje të mundshme. Ka shumë emra që janë në pëlqimin tonë e bashkë me pjesën që rinovoi do të përbëjnë boshtin kryesor. Aktualisht afrimet e bëra besojmë se kanë qenë të goditura. Merkatoja është e shtrirë në disa klube vendëse, por nuk mbetet pas as vështrimi në tregun e huaj çdo moment.

Ju bëjmë me dije se do t’ju njoftojmë për çdo ardhje të re në gjirin tonë. Besojmë se deri në nisje të fazës përgatitore do jemi të plotësuar, në mënyrë që stafi ta ketë më të lehtë punën gjatë përgatitjeve e çdo herë”, deklaruan zyrtarë të Egnatias, pas interesimit të gazetës.

Related posts

NUK I KA HUMBUR REFLEKSET/ Del Piero bëri një roveshiatë fantastik por pretendon se është… (VIDEO)

Delo.autor

KLASIFIKIMI/ Irani kryeson Grupin B, ndiqet nga Portugalia dhe Spanja

Sadik.Autor

JUVENTUS MENDON PËR ZËVENDËSUESIN E DYBALAS/ “Bardhezinjtë” gati 60 milionë euro për lojtarin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment