Futboll Seria A Sport

NUK KA SHKËLQYER TEK JUVENTUS/ Drejtuesit e “Zonjës e Vjetër” vendosin për të ardhmen e yllit Bernardeschi

Federiko Bernardeski do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi anësor i bardhezinjve i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren e Italisë në EURO 2020, do të vijojë edhe vitin e fundit të kontratës së tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

27-vjeçari nuk do të përfshihet me asnjë tratativë shkëmbimi merkatoje dhe do të jetë pjesë e urdhrave të Masimiliano Alegrit që e sheh ideal për skemat e tij.

Gjithashtu drejtuesit e Juventusit, po shohin mundësinë e rinovimit të kontratës së tij për arsye që mos të rrezikojnë për ta humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Gjatë sezonit të kaluar, Federiko Bernardeski u aktivizua në total në të gjitha kompeticionet në 39 ndeshje nga ku dhuroi dhe 3 asist.

Related posts

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në epërsi, shënon Lukaku

Delo.autor

Milan, Gattuso përdor Perisic për të dalë nga kriza

Q.Autor

Leave a Comment