Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Wijnaldum: Gabime si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm, në vështirësi…

Pas humbjes befasuese ndaj Çekisë me rezultatin 0-2, në mikrofonat e “NOS TV” ka folur kapiteni i Holandës, Georginio Wijnaldum, i cili ka komentuar dhe këtë disfatë ndaj kombëtares çeke duke u eliminuar në fazën e 1/8 të EURO 2020:

“Goli që kemi dhuruar, rastet që nuk i kemi shfrytëzuar këto janë faktorët kryesorë. Pas kartonit të kuq kemi pasur vështirësi që t’i vendosim nën presion.

Gjërat filluan duke u bërë më të vështira për ne, edhe pse e gjithë ndeshja ishte shumë e vështirë. Në një farë mënyre nuk kemi mundur dot të menaxhojmë çdo gjë që ato na vendosën në vështirësi.

Nuk kemi mundur dot të krijonim hapësira. Kemi krijuar disa raste në pjesën e parë, por ishte e pamjaftueshme.”, përfundoi Vajnaldum.

Related posts

Përplasje e frikshme, gjesti heroik i Carrasco shmang tragjedinë (video)

Q.Autor

SHPREHET PËR GOLIN “SPECIAL” DHE SULMON ARBITRIN/ Flet De Jong: Ishte e pabesueshme…

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ CHELSEA nis bisedimet me “yllin” e zikaltërve

Sadik.Autor

Leave a Comment