Futboll Sport

“E HUMBËM NDESHJEN PËR SHKAK TË GABIMIT TIM”/ Mbrojtësi De Ligt ndihet fajtor: Mendova se…

Matijas De Ligt, ishte një nga shkaktarët kryesor të eliminimit të Holandës, në fazën e 1/8-ave të Europianit. Mbrojtësi që aktivizohet me Juventusin në Serinë A, u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në minutën e 55-të, duke lënë Tulipanët me 10 lojtarë.   De Ligt foli pas këtij eliminimi zhgënjyer për “NOS TV”, duke pranuar fajin.

“Sigurisht, që ndihem keq. Ne praktikisht e humbëm ndeshjen për shkak të asaj që unë bëra në prapavijë. Unë duhet të kisha larguar topin. Mendova se kishim ndeshjen nën kontroll. Kishim pak raste, veçanërisht në pjesën e parë. Unë madje nuk kisha ndjesinë që ata krijuan shumë raste. Por kartoni i kuq natyrisht, bëri ndryshimin”, u shpreh De Ligt.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Shpresat për ta mbyllur me nder ndaj Estonisë

Isa.Autor

GATI PËR REVOLUCION NGA “THEMELET” NË VERË/ Ja 5 emrat “big” që Juventus nxjerr në shitje

Delo.autor

Mentaliteti i Gattuso-s, trajneri ka ‘vitaminat’ e duhura për Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment