Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT TË HOLANDËS/ Fjalët e Mourinhos për De Boer bëhen virale: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Zhoze Murinjo njihet si një person që jo pak herë ka thumbuar kundërshtarët e tij. Tekniku portugez kur ishte pjesë e Mançester Junajtid ka dhënë një deklaratë duke thumbuar pikërisht trajnerin e Holandës, Frank De Bur duke thënë se ai ka qenë trajneri më i keq i Premier Ligës duke thënë se në shtatë ndeshje nuk kishte arritur asnjë fitore dhe nuk kishte realizuar qoftë dhe një gol:

“Lexova diçka nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, Frenk De Bur. Shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola.

Thoshte se nuk është mirë për Markus Rashford të ketë një trajner si mua pasi gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja.

Po të ishte stërvitur nga De Bur do kishte mësuar si të humbte. Sepse ka humbur çdo ndeshje”, ka thënë Murinjo.

Related posts

PARALAJMËRON FIFA-N DHE UEFA-N/ Ancelotti: Niveli i ndeshjeve do të bjerë nëse nuk sistemohet kjo gjë

Delo.autor

NJË “BOMBË” QË ËSHTË GATI TË SHPËRTHEJË/ A është tatuazhi i Brozoviçit “thumb” për Argjentinën?

F.autor

Totti: Merkato e çmendur, unë sot do të vleja 200 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment