Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ UELLSIT PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Verratti: Konkurrenca? Ekipi kombëtar i përket…

Mesfushori Marco Verratti bëri debutimin e tij në këtë Kampionat Europian pasi një dëmtim i la ajshtë fushave për dy ndeshjet e para.

Me prezencën e Verratit në fushë, loja e Italisë ndryshoj shumë pasi topi qarkulloi më tepër dhe aksionet vertikale ishin më të shpeshta. Pas ndeshjes, Verrati për mikrofonat e “Rai Sport” u shpreh mjaft i lumtur për fitoren dhe foli për konkurrencën tek “azzurrët”.

Debutimi: “Jam shumë i lumtur. Ishte e vështirë, në fillim as nuk e dija nëse mund të merrja pjesë në këtë kampionat evropian, duhet të falënderoj stafin e PSG-së që më lejoi të rikuperohesha. Jam i lumtur për veten dhe skuadrën”.

Konkurrenca: “Ekipi kombëtar i përket të gjithëve, sot ata që kanë luajtur kanë treguar se janë titullarë. Duhet të jemi krenarë që përfaqësojmë ekipin kombëtar. Në klub është ndryshe, është më e vështirë ta pranosh, këtu është vetëm kënaqësi të veshësh fanellën dhe të marrësh pjesë në këto gara”.

Epërsia: “Çdo ndeshje është e vështirë, ata të gjithë janë lojtarë të shkëlqyeshëm që japin shpirtrat e tyre në çdo ndeshje. Një avantazh ky, por nëse mendojmë se jemi më të fortët do të jetë e vështirë “.

Uembli: “Edhe Olimpiko na dha emocione të mëdha, prania e tifozëve është fantastike. Ne duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, qëllimi ynë i parë ishte kualifikimi, tani do të mendojmë për raundin e 1/16-ve”.

Related posts

KLUBI KROAT MAHNITET NA SHQIPTARËT/ Ja çfarë do të bëjë për talentet kuqezi

Delo.autor

Trajnerët shqiptarë bëjnë ligjin në Kosovë, Josa dhe Shkëmbi në “luftë” për titullin kampion

Q.Autor

MOVIOLA/ Gol i rregullt i mohuar dhe penallti e padhënë, gjyqtari “masakron” Tiranën në Laç (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment