Futboll Sport

PAS HUMBJES NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Uellsit: Mancini ka të drejtë, u thashë të…

Edhe pse u mund nga Italia, Uellsi feston pasi vendi i dytë në grup i jep ishullorëve kualifikimin për në raundin e 1/16-ve.

Trajneri I Uellsit, Rob Pejxh për mikrofonat e “Tuttomercatoëeb” foli për ambiciet e ishullorëve në raundin e radhës duke mos I kursyer elozhet për lojtarët e skuadrës së tij.

“Kalimi në raundin tjetër ka aromën e një fitoreje. Ne e dinim se do të ishte e vështirë dhe do të duhet të vuanim. Është e vështirë me 11 lojtarë në fushë, llogarite me 10. E dija që Zvicra shkoi 2-0 dhe motivova djemtë e mi.

Asnjëherë mos e nënvlerësoni karakterin e një uellsiani, shpirti i skuadrës në dhomën e zhveshjes është i pabesueshëm. Djemtë punuan shumë, ne jemi një ekip i rrezikshëm në kundërsulm, gjithashtu patëm një shans me Bejlin.

Përgatitja është thelbësore, duhet të kthehemi në hotel të qetësohemi dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas. Mançini ka të drejtë, u thashë të njëjtën gjë lojtarëve, tani fillon turneu I vërtetë”.

Related posts

KORONAVIRUSI PREK CHAMPIONSIN/ Është zyrtare, merret vendimi për Barcelona-Napoli

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I REAL MADRIDIT/ Julen Lopetegui është në listën e Romës si zëvendësues i mundshëm për Di francesco

Isa.Autor

“AZPILICUETA NUK KA B*THË TË MERRET ME MUA”/ Ibrahimovic: Ja çfarë do u them lojtarëve para Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment