Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Juventus mposht Inter me përmbutje në Derbi dhe i afrohet finales, CR7 “HERO” me dopietë

Dy gola të Ronaldos i kanë dhënë Juventusit fitoren me përmbysje ndaj Interit në gjysmëfinalen e vajtjes në “San Siro” ndaj Interit të Contes, që në kampionat i mundi 2-0.

Pas rrjetës së Lautaro Martinez që në fillim me asist të Barella, mjaftuan dy shkëndija: një penallti e vërshëllyer me VAR për tërheqje brenda zonës nga Young në dëm të Cuadrado dhe një gabim trashanik i Bastonit në bashkëpunim me Handanovic.

Në të dy rastet, gol Cristiano Ronaldo, duke i dhënë kështu një goditje të fortë djemve të Contes, që edhe pse dominuan gjatë gjithë pjesës së dytë dhe iu afruan golit (shpëtoi Demiral një top që po i drejtohej portës)

Juventusi menaxhoi deri në fund dhe arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme që do të shërbejë edhe në funksion të ndeshjes së kthimit në Torino pas një jave.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Everton refuzon 30 milionë eurot e PSG për mesfushorin

Delo.autor

ZBULOHET PLANI SEKRET I BARCELONËS/ Ja formula e mundshme e transferimit të Neymar

Delo.autor

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NËSE ZBARKON NEYMAR? Dembele jep këtë përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment