Futboll Premier League Sport

“PFA” PUBLIKON TOP 11-SHEN/ Zbulohet skuadra e vitit në Premier League, 68 milionëshi rishkruan historinë

Professional Footballers’ Association ka zgjedhur skuadrën e vitit në Premier League për sezonin 2020/21. Formacioni dominohet nga kampionët e Manchester City me gjashtë lojtarë.

Formacioni i vitit i Premier League.

4-3-3: Ederson (Manchester City); Joao Cancelo (Manchester City), John Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City), Luke Shaw (Manchester United); Kevin De Bruyne (Manchester City), Ilkay Gundogan (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United); Harry Kane (Tottenham Hotspur), Heung-Min Son (Tottenham Hotspur), Mohamed Salah (Liverpool).

Lojtari i viti është zgjedhur qendërmbrojtësi i Qytetarëve, Ruben Dias, i blerë për 68 milionë euro në shtatorin e 2020-ës.

Portugezi është lojtari i parë që e fiton këtë çmim në sezonin e tij debutues në Premier League pas Kevin Phillips në sezonin 1999/2000.

Related posts

Raiola del në skenë për të prishur momentin perfekt të Milanit

Q.Autor

FANTASTIKE/ Tifozët e Napolit i drejtohen De Laurentis: Paratë e lojtarëve, dërgoji në Shqipëri

Delo.autor

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në karrierë, legjenda gjermane tërheqjen nga futbolli. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment