Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TURNEU NË ITALI/ Trajneri Bulku shpall listën e lojtarëve tek Kombëtarja U-17

Shqipëria e 17-vjeçarëve do të grumbullohet ditën e hënë, në kuadër të  pjesëmarrjes në “Torneo delle Nazioni 2021”. Turneu ndërkombëtar do të zhvillohet në Venecia të Italisë, mes datave 23-28 qershor. Përveç Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Rusia.

Trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve, Ervin Bulku ka shpallur tashmë listën me 20 lojtarët që do të grumbullohen për këtë turne. Skuadra kuqezi do të udhëtojë të hënën më 21 qershor drejt Italisë, ndërkohë që ndeshjet pritet të ndiqen edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese dhe trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja. Në listën e shpallur janë 11 lojtarë që aktivizohen me klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar dhe janë testuar herë pas here nga stafi teknik i ekipit Kombëtar U-17 në seleksionimet dhe miqësoret që janë zhvilluar gjatë këtij viti.

Ndeshja e parë e kuqezinjtë do të jetë ajo ndaj Sllovenisë U-17 më datë 23 qershor dhe do të nisë në ora 18:00. Sfida e dytë e Shqipërisë do të luhet më 25 qershor në ora 18:00. Sipas rregullores së turneut, nëse kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë do të përballen me humbësin e duelit Rusi-Maqedoni e Veriut.

Dy humbëset e dy ndeshjeve të para do të luajnë me njëra-tjetrën më 27 qershor në ora 16:00, kurse dy fituesit sfidohen po më datë 27 qershor në finalen e kompeticionit në ora 18:00.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Shikoni si e provokojnë Tiranën para ndeshjes me Young Boys (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Mourinho kryeson listën, por Perez ka një tjetër të preferuar

Delo.autor

“Dridhet” Barcelona! Real Madridi futet në garë për sulmuesin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment