Futboll Seria A Sport

PRITET LARGIMI I HAKIMI/ Inter arrin akordin me lojtarin e Bundesligës. Ja 3 objektivat “Zikaltër”…

Interi i Simone Inzagit është shumë pranë afrimit të parë. Nga Gjermania bëjnë me dije se ka një akord me Filip Kostiçin, anësorin e majtë serb të Aintraht Frankfurtit (4 gola dhe 17 asiste në Bundesligë sezonin e fundit).

Klubi gjerman mund të kërkojë 20-25 milionë euro, por më parë, zikaltrit duhet të mbyllin largimin e Hakimit. Në Gjermani bëjnë me dije se lojtari ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar ambient, dhe Interi është në radhë të parë duke pritur.

EMERSON ROJAL – Duket e fiksuar se Hakimi është i sakrifikuari i Interit për të mbushur arkat. “Mundo Deportivo” ka bërë me dije se agjentët e Emerson Rojalit janë takuar në Milano me drejtuesit zikaltër.

Sipas mediave spanjolle, shkruhet se Barcelona ka qenë në dijeni për këtë takim, duke qenë se me largimin e mbrojtësit, do të përfitonin plusvalenca të rëndësishme për bilancin e tyre. Së fundmi, “Sportmediaset” bën me dije se Simone Inzagi kërkon të marrë nga Lacio ish-sulmuesin Felipe Kaisedo për të cilin Lotito kërkon 8 milionë euro, ndërsa Interi nuk mund të ofrojë më shumë sesa 2.5-3 milionë.

Related posts

NJË SEZON PËR TU HARRUAR TEK INTER/ Icardi jashtë kombëtares për Kupën e Amerikës, ja lista

Delo.autor

Ja kush është arsyeja pse Neymar dëshiron të luajë në Madrid

Sadik.Autor

Napoli merr mbrojtësin e kombëtares kolumbiane, Hysaj rrezikon postin

Sadik.Autor

Leave a Comment