Futboll Seria A Sport

“TIFOZËT MË FALENDEROJNË, ITALIA ME MANCININ SHKON LARG”/ Conte: Moratti më telefonoi dhe…

Antonio Konte rikthehet në Milano për… t’u vaksinuar. Trajneri kampion me Interin, që menjëherë pas festës shpalli divorcin, rikthehet shpejt për të komentuar gjithçka ndodhi. Për “Gazetta dello Sport”, Konte flet pas pjesës së parë të pushimeve në Ibiza.

Konte, si ishte kthimi në Milano, jo më si trajner i Interit?

Një ndjenjë e veçantë, nuk mund ta mohoj. Deri para disa ditësh ne festonim titullin, por trishtimi dhe melankolia u zëvendësua menjëherë nga kënaqësia e madhe e takimit me kaq shumë tifozë që më tregojnë dashuri, nderim dhe mirënjohje duke më thënë “Faleminderit mister” që më drejtohet vazhdimisht dhe është për mua po aq e vlefshme sa një titull.

Një simbol i Interit, si Morati, e pa largimin tuaj si mungesë lidhjeje…

Unë nuk e mohoj që u befasova dhe u hidhërova kur lexova ato fjalë të Moratit. Një njeri elegant, inteligjent dhe i apasionuar, i cili me familjen e tij përfaqëson historinë e Interit dhe ende i ndjek të gjitha dinamikat. Mirëpo, ne kemi folur në telefon dhe presidenti kërkoi falje për ato fraza që nuk përfaqësonin mendimin e tij të vërtetë. Kushdo që më njeh, jo vetëm ai, e di se çfarë lidhjeje kam pasur gjithmonë për ngjyrat që kam përfaqësuar, të cilave u jap përkushtimin tim të plotë, shpirtin dhe trupin. Kudo ku kam qenë, kam ndërtuar grupe që kanë fituar, duke krijuar një zakon të rëndësishëm për të ardhmen. Grupe shumë të bashkuara me një mentalitet fitues.

Obsesioni i famshëm për fitoren e Kontes…

Që kur isha fëmijë, kam ndërtuar gjithçka përmes punës, dijes, sakrificës dhe pasionit. Ata që punojnë në një klub të madh, në çdo rol, gjithmonë duhet të japin maksimumin dhe ta meritojnë atë. Ne jemi të privilegjuar, fitojmë shumë dhe për këtë ne kemi për detyrë të jemi ekselentë: E kërkoj para së gjithash nga vetja time, pastaj nga të tjerët. Unë nuk luaj për të marrë pjesë, luaj për të fituar. Më telefonojnë për këtë. Mua më kërkojnë të gjithë fitoren dhe nuk bën asnjë tolerime. Unë e pranoj këtë dhe e di që e kam këtë përgjegjësi, por mendoj se kam treguar se di gjithashtu të fitoj.

A është e vërtetë që e stresoni mjedisin përreth aq shumë sa nuk mund të qëndroni për një kohë të gjatë?

Do të ishte shumë e lehtë të përgjigjesh me një “jo” të thjeshtë. Ose, mbase duke thënë se ata që ndihen të stresuar në këto nivele, vetëm sepse janë thirrur të japin më të mirën e tyre në rolin e tyre, mbase ata kanë rënë ose nuk i meritojnë nivele të caktuara. Frazë populiste, por le t’ua lëmë stresin atyre që duhet ta sjellin bukën në shtëpi dhe nuk i dalin dot. Kënaqësia që ndiej kur fansat në rrugë thonë “Faleminderit”, është e barabartë me atë që më tregojnë lojtarët kur ndahemi. Si ata që kanë qenë protagonistë, ashtu edhe ata që mund të kenë luajtur pak, por mendojnë se janë rritur dhe përmirësuar. A është ta stresosh ambientin kjo gjë?…

Ju fitoni shumë…

Dhe i bëj që të fitojnë edhe më shumë.

Zhang ka thënë: “Konte është një fitues, por i kishim idetë të ndryshme”…

Unë vetëm mund të them se projekti im nuk ka ndryshuar kurrë, por nuk ka kuptim të flas për këto gjëra tani. Unë nuk dua të hyj në ndonjë polemikë a çështje të merkatos ose ndonjë gjë tjetër. Unë e respektoj presidentin Zhang, të cilin e falënderoj që më zgjodhi. Dua të mirën e Interit, skuadrës dhe tifozëve, të cilëve me sinqeritet u uroj fat. Gjithashtu Simone Inzagit, i cili është një trajner i mirë, i aftë dhe ambicioz. U uroj zikaltërve sukseset më të mira.

Si e gjykoni kombëtaren?

Më parë keni qenë trajner i saj. Në kompeticione të tilla ka gjithmonë entuziazëm. Rreth kësaj Italie ka më shumë edhe në krahasim me Italinë time, referuar edhe 27 ndeshjeve pa humbje. Aspekti pozitiv është se kanë fituar besimin dhe janë të vetëdijshëm për forcën që kanë dhe që mund të luajnë kundër të gjithëve. Mançini është duke bërë një punë të shkëlqyer.

Deri ku mund të arrijë Italia?

Urojmë të shkojë sa më larg të jetë e mundur. Pasi kalon grupet, duhet të jesh edhe më fat. Në ndeshjet direkte mund të ndodhë gjithçka.

Cilat janë favoritet, sipas jush, krahas Italisë?

Në radhë të parë, Franca dhe Gjermania. Menjëherë pas tyre, Belgjika, Spanja, Portugalia dhe Anglia.

Related posts

Balotelli iu kundërvu pas fjalëve për vdekjen e Astorit, Dani Alves kërkon falje

Q.Autor

BENZEMA SHPËRFILL MILIONAT/ Por Reali mbetet në merkato. AS “zbulon” emrat

F.autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

Leave a Comment