Futboll Sport

PRITET TË STARTOJË “EURO 2020″/ Franca “kryqëzon gishtat”, trajneri Deschamps sqaron dëmtimin e Benzema

9 qershor. Dy ditë para fillimit të Kampionatit Europian, më pak se një javë nga debutimi i Francës. Me afrimin e turneut shtohet ankthi te “gjelat”, sepse në miqësoren kundër Bullgarisë u lëndua Karim Benzema.

Një problem afër gjurit të djathtë, grimasat e dhimbjes dhe hyrja në fushë e stafit mjekësor të Francës. Benzema duhej të linte fushën dhe të kthehej në dhomën e zhveshjes. Me këmbët e tij, pa u mbështetur nga askush, por duke çaluar lehtë. Në vend të tij, Olivier Giroud.

Episodi, siç duhet të jetë, ka krijuar dhe po krijon tashmë frikë te Franca. Sidoqoftë, trajneri Didier Deschamps, duke bërë vlerësimin e gjendjes së sulmuesit, foli pa shumë alarm: “Karim mori një goditje të fortë në pjesën e gjurit. Ai ndjeu një forcim të muskulit dhe nuk donim të rrezikonim, prandaj doli nga fusha. Ne do të bëjmë gjërat e duhura me stafin mjekësor, pa rrezikuar aspak. Nuk është asgjë dramatike”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një kombinimi me Benzema, Griezmann ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Arsenal pranë akordit me Dortmund për qendërmbrojtësin

Sadik.Autor

LIVE/ Arsenal-Valencia, Diakhaby kalon miqtë në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment