Trajneri i gjermanëve Jupp Heynckes shprehet : “Jemi në një formë të ngjashme si në vitin 2013-të kur fituam tripletën. Unë kam kujtime të mira nga Champions. Në këto sfida nuk ka favoritë por kam ndjesi të mira”, përfundon ai.

Nga ana e madrilenëve, Zidane shprehet: “Jemi gati, nuk i trembemi aspak Bayernit pasi jemi shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që do jetë ndryshe nga një vit më parë por ne do të japim 150% për të kapur finale”, përfundon tekniku francez.

Kompanitë e basteve për ndeshjen e mbrëmjes së sotme shohin Bayernin disi favoritë.