Futboll Sport

REAGON ASHPËR NDAJ UEFAS/ Trajneri i Danimarkës: Për një rast Covid-19 shtyjnë ndeshjen 48 orë, por…

Nuk kanë fund polemikat midis Danimarkës dhe UEFA-s mbi rikthimin në fushë në sfidën ndaj Finlandës pas atakut kardiak që pësoi Kristian Eriksen.

Ai që ka reaguar së fundmi ishte trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand i cili shfryu ndaj UEFA-s duke u shprehur se për një rast Covid-19 shtyhet ndeshja 48 orë ndërsa për një arrest kardiak nuk është e njëjta gjë.

‘’Në rastet e koronavirusit është e mundur të shtyhet një ndeshje për 48 orë, por me sa duket për arrest kardiak jo. Unë mendoj se është e gabuar. Nuk gjej një mënyrë të mirë për protokollet dhe vendimet. Ndonjëherë forca lëvizëse pas nesh duhet të jetë dhembshuria’’, e mbylli fjalën e tij danezi.

Ndërkohë gjendja e Eriksen raportohet më e mirë dhe ditën e nesërme pritet të lërë spitalin.

Related posts

KUSHTI I “FRIKSHËM” I MESSIT/ Barcelona tronditet nga themelet

F.autor

DERBI SHEKULLOR I “MADONINËS”/ Milan-Inter, rivaliteti që nisi në 1909 (FOTO)

Delo.autor

“AUDI CUP” 2019/ Kampionët e Bundesligas “shkatërrojnë” Fenerbahcen

Delo.autor

Leave a Comment