Futboll Sport

REAGON PAS KËRCËNIMEVE TË SHUMTA/ Morata: E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave, do të flas pas…

Alvaro Morata është kthyer të flasë për kërcënimet që ka marrë ai dhe familja e tij në një intervistë të dhënë për Deportes Cuarto.

“E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave të publikut, nuk është shumë e vështirë ta kuptosh. Kur të mbarojë Euro 2020, nëse gjithçka do të shkojë mirë, do të flas”, ka thënë sulmuesi.

“Por tani nuk dua të flas. Nuk kanë qenë të bukura gjërat që u janë thënë fëmijëve dhe gruas sime, që vuajnë më shumë nga kjo situatë. Pavarësisht nga kjo, kam marrë edhe shumë mbështetje”.

Morata ka folur edhe për shokun e skuadrës tek Juventus, Chiesa-n: “Goli që kam shënuar në kohën shtesë kundër Kroacisë? Kisha parë golin e një shoku të skuadrës, Chiesa, dhe e kam imituar. Ndeshjen kundër Kroacisë dua ta rishikoj sepse është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar”.

Related posts

“Jam shumë krenar”/ Guardiola vlerëson të tijtë, pavarësisht humbjes me Liverpool

Isa.Autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër (VIDEO)

F.autor

GATI RIKTHIMI NË SERIE A/ Cesare Prandelli pritet të ulet në stolin e klubit italian

Delo.autor

Leave a Comment