Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK INTER/ Cristiano Biraghi kryen vizitat mjekësore, ja kur zyrtarizohet

Krsitiano Biraghi tani mund të quhet një lojtar i Interit, pasi ka përfunduar vizitat mjekësore me zikaltërit.

Mbrojtësi italian i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën me klubin nga Milano, kur do të vijë edhe zyrtarizimi.

Biraghi ishte një dëshirë e madhe e teknikut Konte, i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte kombëtaren e Italisë. 26-vjeçari kaloi në “San Siro” nga Fiorentina, si huazim me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për shumën e 12 milionë eurove.dalbert

Gjithashtu në drejtim të klubit nga Firence ka kaluar Dalbert, i cili nuk kishte shumë hapësira te zikaltërit. Braziliani është transferuar në “Artemio Franki”, si një huazim i thjesht dhe në fund të sezonit do të kthehet përsëri te Interi.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc me këmbë në tokë: Mos prisni mrekullinë nga Ferrari

Delo.autor

Barcelona dyfishon rezultatin, shënon Leo Messi (VIDEO)

Q.Autor

“NUK JAM UNË KUNDËR RIFILLIMIT”/ Mou ironizon me Guardiolën: Rrini në shtëpi dhe shikoni…

Delo.autor

Leave a Comment