Futboll Sport

“EURO 2020″/ Spanja duhet të bëjë kujdes, Zvicra një rivale “dinake”

Të gjithë në Spanjë ishin të lumtur pas kuali fikimit të Zvicrës ndaj Francës, por kujdes. Helvetët nuk janë një ekip kaq i lehtë për t’u mundur dhe askush nuk mund t’u zërë besë.

Sigurisht që nuk përhapin aq shumë panik sa Franca dhe kjo nuk duhet mohuar. Zvicra nuk është një ekip i madh në Europë, por meriton respekt. Është në çerekfinalet e Europianit ashtu si Spanja. E bëri me një ndeshje të madhe kundër Francës.

ME EUFORI – Është një ekip që do të jetë i karikuar dhe i fortë pasi eliminoi kampionët e botës. Është gjithmonë një skuadër në rritje dhe prej kohësh i vështirë për t’u mundur. Në vitin 2019 arriti në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

KËSHTJELLË – Zvicra është një skuadër pa shumë yje, por ka një trajner si Vladimir Petkoviç. Ai ka formuar një bllok lojtarësh, një grup të fortë dhe organizim në mbrojtje. Kjo skuadër nuk lë shumë hapësira. Dy qendrat Elvedi dhe Akanzhi po bëjnë mjaft mirë në këtë Europian.

PROBLEME – Sigurisht që mungon një yll i madh, edhe pse Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin janë lojtarët e rëndësishëm në këtë ekip. Shaqiri mund të vite  ishte ylli i vërtetë, por ka probleme fizike dhe nuk është në 100%. Megjithatë, kjo skuadër nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë gjithçka.

SKEMA-Petkoviç pëlqen të luajë me modulin 3-4-1-2. Tre mbrojtësit janë të paprekshëm: Akanzhi, Elvedi dhe Rodrigez. Ndonjëherë është Shar, i cili alternohet me Rodrigezin. Sulmuesi i dytë i skuadrës është Shaqiri me origjinë shqiptare, autor i dy golave kundër Turqisë.

PORTIERI – Zvicra ka edhe një portier mjaft të mirë dhe me emër në Europë si Jan Zomer. Ai është një lojtar i rëndësishëm për formacionin e Zvicrës dhe këtë e tregoi me penalltinë e fundit të pritur ndaj Mbapesë. Ka eksperiencë edhe pse nuk është mes 10 portierëve më të mirë në botë. Edhe larg shumë nuk është.

MESFUSHA – Dy lojtarët fiksë janë Frojler dhe Xhaka, por ky i fundit do të mungojë për shkak të kartonëve. Është kapiteni dhe zemra e skuadrës. Do të ndihet shumë mungesa e tij. Xhibril Sou dhe Denis Zakaria mund ta zëvendësojnë dhe janë lojtarë shumë të njohur në Bundesligë, por “luftëtari” Xhaka do të mungojë.

SULMI – Embolo (potencë) dhe Seferoviç (gol) plotësojnë njëri-tjetrin në repartin e avancuar. Embolo nuk kishte mbrëmjen e tij ndaj Francës, por shoku i skuadrës nuk zhgënjeu. Është rritur shumë kohët e fundit edhe pse më parë ka pasur probleme të mëdha në aspektin e golave të shënuar. Kjo është Zvicra, e mundshme, por jo lehtësisht.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ VDES legjenda e ANGLISË, njihej për shpirtin luftark (FOTO)

Isa.Autor

SUPERIORE/ Tirana shkon si kryesuese dhe +7 në derbi, shikoni si ndryshon renditja…

Delo.autor

“PËR MUA TANI EKZISTON VETËM…”/ Pas vendimit të largimit nga pankina e Gjermanisë, Low sqaron të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment