Bundesliga Futboll Sport

“DO TË MBETEM GJITHMONË NJË BAVAREZ”/ Trajneri Flick: Nuk ka rëndësi nëse je një talent apo një njeri me famë

Kur ishte një fëmijë donte të bëhej si Gerd Myleri, kur u bë lojtar profesionist eci në gjurmët e idhullit të tij, edhe pse si shumë të tjerë, ishte shumë larg tij. Por, në fund, Hansi trashëgoi diçka më të shtrenjtë, dashurinë për Bajernin. Në intervistën e lamtumirës së tij për faqen zyrtare të klubit, 56-vjeçari tregoi se çfarë e mahnit nga klubi që u rrit dhe me të cilin fitoi gjithçka.

Në fëmijëri keni pasur një idhull, Gerd Mylerin, çfarë kujtimesh keni?

Jam rritur me Gerdin, me mënyrën se si luante, me golat që për mua ishin diçka të veçantë. Lufta mes tij dhe Jup Hejnkes për golashënuesin më të mirë ishte një spektakël i vërtetë. Vëllai im ishte një tifoz i Gladbahut dhe në shtëpinë tonë ishte diçka e veçantë kur Bajerni luante kundër Gladbahut. Më vonë kur iu bashkova Bajernit, luaja tenis kundër Gerdit, por edhe aty ai ishte i paarritshëm.

Ashtu si lojtar edhe si trajner fituat me Bajernin në dy vitet e para, cili pozicion ju shijon më shumë?

Si trajner është një ndjesi ndryshe. Për mua rëndësi ka që të gjithë të jenë të lumtur teksa punojnë me mua. Vetëm kështu mund të arrish majat. Mendoj se këtë gjë ia arritëm të gjithë së bashku. Më vjen keq që titujt që fituam në vitet e fundit, nuk arritëm t’i festonim të gjithë me tifozët tanë në stadium. Spektatorët na kanë munguar shumë, jo vetëm mua, por të gjithë skuadrës. Me ta do të ishte shumë ndryshe.

Për çfarë e keni fjalën?

Si një trajner i ri, kërkon kohë për t’u përshtatur. Nuk ka rëndësi nëse je një talent apo një njeri me famë. Tifozët janë ata që japin përshtypjet e para, pozitive apo negative qofshin. Në Mynih punojnë të gjithë për një qëllim, për të pasur sukses. Kjo është diçka shumë e veçantë, kushdo që vjen këtu vjen për sukseset.

Në sezonin e kaluar keni kaluar shpesh në disavantazh duke rikuperuar 10 nga 14 prej tyre, çfarë nevojitet?

Është një rezultat i rrugës të cilën e përshkruam të gjithë së bashku në këto 18 muaj. Sigurisht që i kishim vendosur qëllime vetes, por e rëndësishme është mënyra se si ato u arritën. Marshi dhe besimi që patëm në forcën tonë, ishte diçka që ndodhej thellë në skuadër.

Kur ishin në disavantazh 0-2, skuadra të jepte përshtypjen se do ta kthente rezultatin, ju si ndiheshit?

T’ju them të drejtën edhe unë kisha të njëjtën ndjesi, vetëm në një ndeshje kjo ndjesi nuk ishte, në ndeshjen që luajtëm në Mainc, të cilën e humbëm në fund. Gjatë lojës pashë disa sinjale të cilat nuk më bënin të besoja se do të arrinim ta kthenim lojën në favorin tonë. Skuadra kishte marrë pushimet para kohe dhe bëri shumë pak për ta kthyer ndeshjen, por pas disa ditësh fituam kampionatin dhe gjithçka u harrua.

Për nga shpirti i garës dhe cilësive, si do ta përshkruanit Joshua Kimishin?

Mendoj se nëse do të përmirësohej edhe pak në lojën pa top dhe të fokusohet më shumë në depërtimet në zonë, atëherë do të bëhet pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai luan në shumë pozicione, diçka që nuk ndodh shpesh. Kështu luante edhe David Alaba që ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën tonë.

Sa besim keni te Julian Nagelsman?

Mendoj që Julian do të ketë shumë dëshirë të punojë me këtë skuadër. Kjo falë kualiteteve dhe rëndësisë që ka. Ai është trajner që kërkon të fitojë dhe ku mund ta bëjë më mirë këtë sesa te Bajerni.

Si fëmijë keni qenë një tifoz i Bajernit, do të qëndroni edhe në të ardhmen?

Sigurisht. Ky klub do të jetë gjithmonë diçka e veçantë për mua. Kur fituam titullin, Rumenige erdhi me dy gota shampanjë më shumë në dhomën time. Ishte një gjest i veçantë. Në Mynih kam kaluar një kohë shumë të bukur dhe me të rëndësishmen në karrierë si lojtar dhe si trajner. Bajerni është skuadra ime!

Related posts

NË PRAG TË FINALES/ Lëndohet ylli i “Los Blancos” para ndeshjes ndaj Al Ain

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Delo.autor

DËMTIMI I “YJEVE” TË KOMBËTAREVE/ Norvegjia e mallkuar, Flick humbet “vogëlushin e artë”

F.autor

Leave a Comment