Futboll Sport

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ “AZZURRËVE”/ Hazard “kërcënon” Mancinin: Do t’i japim fund “magjisë” së Italisë

E pamë ndeshjen e tyre kundër Austrisë dhe ajo që u duk është se edhe një skuadër si Italia mund të vihet në vështirësi. Pastaj, ne nuk jemi Austria, jemi Belgjika dhe nuk ka dyshime që niveli ynë si skuadër është shumë herë më i lartë. Ndaj, të premten i hapim fund magjisë së italianëve dhe serisë së tyre rekord prej 31 rezultatesh pozitive”.

Është ky kërcënimi i hapur që vjen nga kampi belg, me Torgan Hazard, i cili ndihet gjithmonë e më shumë lider pas dy golave të realizuar në këtë Europian, por mbi të gjitha duket lojtari i vetëm që mund të mbajë peshë mesfushën, në rast se vëllai i tij, Eden, por edhe ylli tjetër i ekipit, Kevin de Bryjne, nuk do të arrijnë të rikuperohen për ndeshjen e “Allianz Arena”-s, të premten në orën 21:00.

“A janë gati Eden dhe Kevin? Për këtë duhet të presim orët në vazhdim, duke qenë se ata po mbahen nën vëzhgim nga stafi mjekësor. Unë di të them se Eden dhe De Bryjne janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për kombëtaren tonë, por nuk ekziston 100 për qind mundësia që ata të rikuperohen. Por nëse janë gati apo jo, jemi në të tjerët gati për të nderuar fanellën dhe për të mundur Italinë. Sigurisht, me Edenin dhe De Bryjnen jemi shumë herë më të fortë, duke parë klasin që vëllai im dhe Kevin kanë, por këtu janë 20 lojtarë të gatshëm për të bërë diferencën dhe nuk kemi frikë askënd. Sepse, po ju zbuloj që kemi në dispozicion stafin mjekësor më të mirin në botë, ndaj te ne “.

“SPIUNI” LUKAKU – Lidhur me atë çfarë ka treguarItalia deri tani, Torgan është i bindur se Lukaku e ka nisur tashmë punën për të zbërthyer skuadrën e Roberto Mançinit: “Lojtarët e Italisë më mirë se kushdo tjetër i njeh Lukaku, i cili po na ndihmon që të marrim masat ndaj tyre. Ajo që bie në sy është se sivjet ata shënojnë me më shumë lehtësi, luajnë më tepër futboll dhe kanë disa shpërthime të paparashikueshme, ndonëse kemi nisur të punojmë me to. Gjithsesi, më shumë se kjo ne duhet të korrigjojmë disa gabime që treguam kundër Portugalisë, duhet të mohojmë më pak rivalët që të luajnë në thellësi dhe do të jemi gati për të premten. Magjisë së Italisë ka ardhur koha që t’i vijë fundi, pasi ne duam që të shkojmë përpara. Pse jo, për t’i dhënë shans vëllait tim, nëse nuk rikuperon, por edhe De Bryjnes që të rikthehen të luftojnë sërish në fushë për trofeun e këtij Europiani”, u shpreh mesfushori i Borusias së Dortmundit

Related posts

Fitoi Champions League/ “Ylli” portugez “turpëron” shokët në stërvitje (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

Zbulimi, Ronaldo dhe Messi të bashkuar nga i njëjti jaht

Sadik.Autor

Leave a Comment