Futboll Sport

SFIDA NDAJ BELGJIKËS NË ÇEREKFINALE/ Nga Chiellini tek Locatelli, Mancini mendon për 3-4 ndryshime

Nëse Austria ishte një ndeshje e cila vuri jo pak në mendime tifozët, por edhe trajnerin e Italisë, ky i fundit duke riparë ndeshjen dhe duke studiuar edhe Belgjikën, ka nisur studimin e formacionit titullar për të premten mbrëma në “Allianz Arena”.

Për në Mynih, Roberto Mançini mund të vendosë të bëjë 2, 3, por ndoshta edhe 4 zëvendësime, ndonëse shumë do të varet edhe nga fakti nëse Belgjika do të arrijë që të rikuperojë ndonjërin mes Kevin de Bryjnes apo Eden Hazardit, të cilët janë në dyshim të fortë për supersfidën.

PROBLEMI LUKAKU – Masa e parë që do të marrë Mançini pritet në mbrojtje, duke qenë se një gjigant muskuloz si Romelu Lukaku duket e vështirë që mund të përballohet nga Açerbi, ndaj fakti që e ruajti Xhorxho Kielinin e rikuperuar dhe të gatshëm që për ndeshjen me Austrinë, garanton se kapiteni i Italisë do të jetë në fushë nga minuta e parë në vend të lacialit, për një duel titanësh.

MESFUSHA E SULMI – Në shtyllën kurrizore të ekipit, idetë janë të shumta: e para është ajo e një kamuflimi të repartit me 3 lojtarë, në një me 4, me Federiko Kiezën, i cili është i sigurt se do të marrë vendin e Berardit, por do të ketë detyrë që në fazën e zotërimit të topit nga rivalët do të duhet të luajë disa metra mbrapa.

Në të njëjtën kohë, Belgjika është një skuadër mjaft e shpejtë dhe Lokateli duket lojtari ideal kundrejt Verratit për të qenë nga minuta e parë.

Në të njëjtën kohë, edhe Pesina është shumë më teknik sesa Barela në përdorimin e topit dhe mund të jetë kjo dyshe, e cila së bashku me Zhorzhinjon e Kiezën, mund ta nisë nga minuta e parë, duke e kamufluar 4-3-3 në një 4-4-2 në varësi të situatave të fushës.

Gjithsesi, nëse Lokateli ka shumë shans që ta nisë titullar ndaj Verratit, për Barelën do të pritet deri në fund, pasi nëse një mes De Bryjnes e Eden Hazardit do të rikuperojë, energjia e interistit është ajo që duhet për të frenuar shpërthimin, sidomos të yllit të Mançester Sitit.

Po sulmi? Insinje e Imobile duken të sigurt në hierarkinë e tyre, por në seancën e djeshme Mançini ka provuar edhe Belotin, një lojtar me më shumë peshë sesa laciali, duke qenë se përballë do të ketë dy shtatlartët Vertongen e Aldervaireld. Punimet vazhdojnë…

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Ndryshim i papritur gjyqtarësh te Vllaznia, një greke për kuqeblutë ndaj qipriotëve

Delo.autor

ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, kapiteni i Shkupit firmos me rrogozhinasit

Delo.autor

Lojtari i Anglisë me çorape me vrimë në ndeshjen kundër Belgjikës, “plas” gallata në internet

Isa.Autor

Leave a Comment