Futboll Sport

SFIDA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Santos: Shpresoj që tifozët të motivojnë jo vetëm CR7, por…

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos foli në një koferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Gjermanisë që do të jetë tepër e rëndësishme për fatet e grupit…

“Portugalia ka filluar të respektohet nga kundërshtarët.

Edhe pë se edhe më përpara ishim të fortë, kishte 4-5 skuadra që, megjithëse kishin një vlerësim të lartë për kombëtaren tonë, besonin se ishin më të fortë dhe gjithmonë mund të fitonin ndaj nesh.

Sot ata na respektojnë më shumë dhe nuk janë aq të sigurt.

Gjermania është një ekip fantastik, me një grup të shkëlqyeshëm dhe lojtarë dominues.

Kur dëgjoj të thuhet se Portugalia është favorite ndaj Gjermanisë që luan në shtëpinë e saj është thjesht çmenduri! Nëse e mendojmë, atëherë jemi të humbur.

Ndeshja me Francën? Skuadra e Deschamps u mbrojt mirë, ulët dhe kompakte duke përdorur kundërsulmin. Ata nuk i lejuan thellësi Gjermanisë.

A mund të motivojë prania e publikut Cristiano Ronaldon? Shpresoj që tifozët të motivojmë të gjithë ekipin, jo vetëm CR7. Ne jemi padyshim krenarë që e kemi me vete, por ai nuk fiton i vetëm”.

Related posts

STUDIMI I L’EQUIPE/ PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

Isa.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Lautaro “tradhton” Barcelonën, arrin marrëveshjen me gjigandët spanjoll…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Tension para derbit, tifozët e “Bardhebluve” përplasen me policinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment