Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Alaba: Duam të ëndërrojmë. Ekipi i Mancinit na mrekulloi në grupe, por…

Faza finale nis të kompletohet dhe Italia e ka njohur mbrëmjen e djeshme rivalin e saj në 1/8- at e këtij Europiani. Ata që do të përballen me të kaltrit do të jenë austriakët, të cilët në mënyrë surprizë kanë mundur 1-0 Ukrainën favorite të Andrij Shevçenkos, e cila tashmë rrezikon seriozisht shumë, për të mbetur jashtë të tretave më të mira, duke qenë se e mbylli Grupin C me vetëm tri pikë.

Ai që vendosi ndeshjen e “bandës” së David Alabës me shokë ishte Baumgartner në minutën e 21-të, i cili fluturon dhe paraprin daljen e portierit Zabarnji. Për ukrainasit kjo ishte një shuplakë shumë e rëndë, duke qenë se jo vetëm në asnjë moment nuk u dukën për të marrë ndeshjen në dorë, duke qenë se që kur zbritën në fushë kishin në mendje vetëm barazimin, por rrezikuan të pësonin edhe golin e dytë me Arnautoviç. Gjithsesi, në fund ajo që bën festë, të paktën deri në pritje të ditës së shtunë, në orën 21:00 në stadiumin “Uembli”, është Austria, teksa përballë do të gjejnë atë Itali perfekte të fazës së grupeve.

ALABA NUK TREMBET

Në fund të sfidës, kapiteni i bardhekuqve, David Alaba, nuk ngurroi që të shprehë të gjithë gëzimin e tij, por në të njëjtën kohë konfirmon se ai dhe shokët e tij nuk duhet t’i tremben absolutisht Italisë. Fundja, në një ndeshje me eliminim direkt mund të ndodhë gjithçka. “Nuk mund ta dini se çfarë ndjesie e bukur është kjo që po përjetojmë, duke parë sesa në vështirësi gjendeshim, teksa prisnim ndeshjen e fundit në grup. Jemi shumë të lumtur me atë që bëmë kundër Ukrainës. Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tri pikët duke shënuar edhe një gol fenomenal. Italia e frikshme? Jo, mund të themi më mirë mahnitëse, duke parë mënyrën se si luajti fazën e grupeve dhe rezultatet që arriti. Trajneri Mançini ka ndërtuar vërtet një grup fantastik, por në një kompeticion si ky nuk ka kohë për të pasur frikë. Madje, unë mendoj se është koha që të gjithë së bashku si komb të vazhdojmë të ëndërrojmë, të zbresim të motivuar në fushë të shtunën dhe të provojmë të kualifikohemi. Fundja, në futboll asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh mbrojtësi i ri i Realit të Madridit.

PRECEDENTËT

Sfida mes Italisë dhe Austrisë të shtunën do të jetë e para mes tyre në një fazë finale të një Europiani. Këto dy përfaqësuese, edhe pse janë ndeshur plot 24 herë mes tyre, nuk kanë mundur të jenë protagoniste në një aktivitet si ky, madje përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton jo pak, por plot 22 vite më parë. Italia dhe Austria ishin pjesë e të njëjtit grup në Botërorin “Francë 1998”, takim i cili në fund pa të kaltrit fitues falë golave të Vierit në të 48-ën dhe Roberto Baxhos në të 90-ën. Ndërkohë, bilanci total mes këtyre dy përfaqësueseve është parë jo vetëm deri tani teknikisht në fushë, por edhe në bilancin total, i cili flet për 12 fitore të “Axurrëve”, 7 barazime dhe vetëm 5 suksese austriake, që të gjithë në vitet e para të mijëvjeçarit të kaluar. Gjithsesi, siç tha Alaba dhe siç ka treguar historia, në futboll asgjë nuk është e pamundur

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ Nisja më e keqe e dekadës: SUPER klubi i Serisë A ëndërron CONTEN

Isa.Autor

PËRJASHTIMI I SHKUMBINIT NGA DISIPLINA/ Reagon Dinamo: Drejtësia vendosi…

Delo.autor

Merkato e “çmendur”, PSG ofertë 270 milionë euro për futbollistin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment