Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Pejiç bën goditjen e parë, Kukësi firmos me një sulmues kroat…

Kukësi bën afrimin e tretë në merkaton e verës.

Pas mesfushorit Ardit Hila dhe sulmuesit Klejdi Daci, “Panorama Sport” zbulon se sot klubi verilindor ka firmosur me kroatin Edi Basa.

Bëhet fjalë për një sulmues 27-vjeçar, i cili luan nga krahët dhe në qendër të këtij reparti.

Së fundmi ka qenë pjesë e Superligës maqedonase me Borec Velezh. Në të kaluarën Basa ka luajtur me klube si Istra dhe Cibalia në Kroaci, por edhe FC Koper në Slloveni.

Mësohet se afrimi i tij është një zgjedhje ekskluzive e drejtorit kroat të Kukësit, Pero Pejiç.

Related posts

ZYRTARE/ Një argjentinas për kampionët e Europës, Manchester City mendon për të ardhmen

F.autor

Teuta-Kukësi/ Formacionet: Cungu vjen me një debutues, Shkëmbi me ndryshime

Isa.Autor

Gabi për Griezmann: Jo të gjithë kanë Atletico-n në zemër

Q.Autor

Leave a Comment