Futboll Sport

SFIDA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të…

Franca është një nga skuadrat favorite për fitimin e kampionatit europian të futbollit edhe pse deri tani nuk ka bindur aq sa pritej.

Skuadra e Deschamps do të sfidojë Zvicrën në sfidën e parë me eliminim direkt.

Didier Deschamps nuk i zë besë skuadrës helvete, sidomos repartit të tyre ofensiv. Trajneri i Francës vlerëson kombëtaren e Petkovic, sidomos aftësinë për të zbritur në fushë me disa sisteme loje.

“Zvicra është një ekip i strukturuar mirë. Ata kanë një potencial ofensiv interesant, kjo falë cilësive të Embolo, Seferovic dhe Shaqirit. Ata e kanë treguar se dinë t’i përshtaten ekipeve kundërshtare.

Ndodhi me Turqinë, ndeshje të cilën e luajtën me tre lojtarë në prapavijë. Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të fituar“, theksoi trajneri i kampionëve të botës.

Related posts

NUK E “KAPËRDINË” ENDE TRADHËTINË E SARRIT/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët e Napolit para ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ FIFA ndëshkon Manchester Cityn për shkelje të rregullave, ja dënimi i rëndë

Delo.autor

ALLEGRI ME DHIMBJE KOKE/ Dybala pushon ndaj Genoas, Juventusit i rikthehet “plangprishësi”

Isa.Autor

Leave a Comment