Futboll Sport

SHKËLQU ME ATALANTËN/ Flet Gësens: Jam i fokusuar tek Gjermania, të ardhmen do ta vendos…

Mbrojtësi i majtë i Gjermanisë, Robin Gësens, mezi pret startin e Europianit. Lojtari që luan në Serinë A për Atalantën mendon se ky është një vit perfekt për të tentuar diçka të madhe me kombëtaren.

“Edhe pse askush nuk mendon se ne mund të jemi një nga skuadrat favorite për të fituar, besoj se i kemi të gjitha shanset për të tentuar trofeun në fund”, tha Gësens. I pyetur nëse kishte vendosur se ku do të luante në sezonin e ardhshëm, ai u përgjigj:

“Jo, nuk e di çfarë do të bëhet. I kam thënë babait tim që nuk dua të dëgjoj për asnjë ofertë gjatë turneut. Duam të jem 100% të fokusuar te kombëtarja. Ky është i vetmi qëllim që kam tani. Pjesa tjetër mund dhe duhet të presë”.

Kujtomë që gjermani kërkohet nga shumë skuadra të mëdha, si Interi, Juventusi në Itali. Nuk kanë munguar dhe interesimi nga Anglia, ku Jurgen Klop e pret në Liverpul.

Gjithsesi, për të ardhmen e tij na duhet të presim përfundimin e Europianit, e sigurt është që Gësens do të luajë me një skuadër të madhe.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi bunker, kualifikimi vendoset në Azerbajxhan

Isa.Autor

HUMBI MIKUN NGA TËRMETI/ Ish-trajneri i Laçit rrëfen tmerrin: Sikur dikush më kishte shkulur…

Delo.autor

Sekreti i penalltisë, Griezmann: Doja të imitoja Zidane, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment