Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Fitoi titullin me Partizanin, të kuqtë kërkojnë të rikthejnë mesfushorin…

Partizani po përgatit rikthimin e Ardit Hilës në skuadër. Duke parë që në përfundim të këtij sezoni, disa lojtarë të kuq janë me “valixhe në duar”, në klub nuk duan që të gjenden të papërgatitur, për më tepër që marrin pjesë edhe në kupat e Europës.

Ndaj, kanë nisur sulmin për të afruar lojtarë të tjerë dhe për më tepër me lojtarë që i njohin mirë. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se midis palëve ka pasur kontakte kohët e fundit dhe shumë shpejt mund të shkojnë në një marrëveshje dhe Hila të vishet sërish i kuq.

Burimet pohojnë se palët janë në tratativat e para, por mbetet për t’u parë nëse në fund do të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare. 28-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit në sezonin 2018-2019, vit kur edhe u shpallën kampionë me elbasanasin që luajti në 25 ndeshje me të kuqtë dhe ishte një nga futbollistët më stabël të ekipit të Skënder Gegës. Në përfundim të atij edicioni mesfushori provoi një aventurë në Kosovë, duke shkuar te kryeqytetasit e Prishtinës dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit. Me përfundimin e sezonit, Hila është një lojtar i lirë, pasi e ka mbyllur kontratën me ekipin e tij dhe rikthimi te Partizani shihet si një opsion i mundshëm për të.

Më herët, 28-vjeçari ka milituar në radhët e Elbasanit prej disa sezonesh dhe Teutës për tri edicione para se të kalonte me Partizanin. Megjithatë, Partizani do të ketë konkurrencën edhe të ekipeve të tjera në vend, si edhe nga Kosova, pasi mesfushori ka pasur sinjale bashkëpunimi edhe nga klube të tjera.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Ngjarja TRONDITËSE në Angli, helikpoteri i pronarit të Leiçesterit kishte…

Isa.Autor

REKORDI/ Ansu Fati thyen çdo barrierë me golin ndaj Realit, Dest po ashtu shkruan historinë

Delo.autor

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

Sadik.Autor

Leave a Comment