Futboll Sport

SKEDINA E “ÇMENDUR”/ Parashikoi në kokë rezultatet e 2 ndeshjeve, tifozi fiton shifrën e majme me vetëm… 5 euro

Dy sfidat e djeshme të Kampionatit Europian rezervuan rezultate të çmendura ku u shënuan në total 14 gola.

Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për tu kualifikuar në çerekfinale. Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave.

Por e djeshme si duket ka qenë dita e një tifozi i cili ka qëlluar me rezultatin e tij duke fituar plot 106 mijë euro. Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe. Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Pogba sulmon shtypin anglez

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Çfarë numrash me Conten, më mirë se vitin e “Tripletës”

Delo.autor

6 VJET PAS INAGURIMIT/ Pronarët e Milanit nuk njohin krizë dhe pandemi, ja sa paguajnë për “Casa Milan”…

Delo.autor

Leave a Comment